Gjermania ndihmë 2.7 miliardë Euro armatime Ukrainës

18:02 14/05/2023

Zelensky takon Kancelarin Scholz: Të gatshëm për paqen

Presdienti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka qenë në një vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar me Kancelarin Olaf Scholz.

Teksa lufta në Ukrainë ka arritur në ditën 445, dhe Rusia vijon sulmet gjatë ditës së sotme në Ternopil dhe Petropavlivka, Gjermania premton mbështetjen e plotë ekonomike e ushtarake për Ukrainën. Gjatë takimit Kancelari Scholz ka garantuar edhe një paketë domethënëse me armatime.

Ndërkohë që Presidenti Zelensky është shprehur se gjatë natës vendet e goditura nga Rusia kanë qënë site ku depozitoheshin armatime perëndimore.

Gjithashtu ka theksuar se Ukraina nuk ka kontigjentin e duhur për sulmuar Rusinë, duke hedhur poshtë lajmet e fundit ku hipotizohej se Ukraina do kundërpërgjigjej në territor rus, duke shtuar se Ukraina do mbrohet dhe nuk do sulmojë. Gjithashtu ka theksuar se Ukraina është gati për paqen dhe është shprehur i bindur për fitoren.

Gjatë orëve të fundit Gjermania bëri të ditur se do të dyfishojë ndihmat ushtarake për Ukrainën, të cilat në paketën e radhës do të jenë 2.7 miliardë Euro në armatime.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts