
23:40 19/08/2021
Regjistron një rritje të infeksioneve, brenda një dite janë shënuar rreth 3,328 raste të reja
Infeksionet ditore të COVID-19 në Gjermani regjistruan një rritje të dukshme pasi 8,324 raste të reja u regjistruan brenda një dite, rreth 3,328 te infektuar më shumë se një javë më pare. Hera e fundit që infeksionet e reja brenda 24 orëve tejkaluan shifrën e 8,000 te prekurve ditor ishte gjatë valës së tretë, në mes të muajit Maj.
Gjermania e ka kaluar këtë verë pa u përfshirë nga një valë e katërt e nxitur nga varianti Delta, krahasuar me Britaninë ose Francën fqinje. Infeksionet e reja në Gjermani janë rritur që nga fillimi i korrikut. Epidemiologët paralajmërojnë se gjatë javëve të ardhshme do të përballen me një situatë tejet të vështirë.
Gjermania pritet të miratojë rregulla më të rrepta të pasaportës shëndetësore të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 23 gusht. Deri atëherë, vetëm personat e vaksinuar, të shëruar ose të testuar negativisht do të kenë qasje në hapësirat publike, të tilla si klinika, palestra , pishina etj.
Më shumë se 48.1 milion njerëz në Gjermani janë vaksinuar plotësisht duke e çuar shkallën e vaksinimit të vendit në 57.8%. Deri tani, më shumë se 3.8 milion infektime me COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në Gjermani që nga shpërthimi i pandemisë.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al