Gjermania ngre alarmin për rastet me Covid-19

18:10 09/04/2021

Ministri gjerman i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Jens Spahn tha tĂ« premten se vendi i tij Ă«shtĂ« shumĂ« pranĂ« maksimumit tĂ« kapacitetit pĂ«r pĂ«rballjen me koronavirusin, me afro 4,500 vetĂ« nĂ« njĂ«sitĂ« e kujdesit intensiv. “NĂ«se kjo prirje vazhdon do tĂ« jetĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ« pĂ«r sistemin tonĂ« shĂ«ndetĂ«sor. Duhet tĂ« zbatojmĂ« masa bllokuese”, tha ai.

Ndërkohë aleanca globale për vaksinim ndaj COVID-19-ës, thotë se ka dërguar 38 milionë doza vaksinash për mbi 100 vende që kur filloi fushatën e shpërndarjes së tyre para rreth gjashtë javësh.

Mekanizmi COVAX, i krijuar për të ofruar qasje të drejtë tek vaksinat në gjithë botën tha se dozat e shpërndara ishin prodhuar nga AstraZeneca, Pfizer dhe Instituti i Serumeve në Indi dhe ishin dërguar në gjashtë kontinente, përfshirë 61 nga 92 vendet me të ardhura më të ulëta.

Kjo nismĂ« tha se shpreson t’u dĂ«rgojĂ« vaksina tĂ« gjitha vendeve qĂ« kanĂ« kĂ«rkuar doza deri nĂ« fund tĂ« qershorit, pavarĂ«sisht nga mungesat nĂ« sasinĂ« e vaksinave nĂ« mars dhe prill dhe kĂ«rkesĂ«s nĂ« rritje nĂ« Indi.

Porto Rikoja dhe Uashingtoni pritet të hapin të hënën vaksinimin për personat 16 vjeç e lart.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve me COVID, 31 milionë, pasuar nga Brazili me 13.2 milionë./VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *