
13:16 22/02/2022
Ashtu siç pritej, shtetet perëndimore po i kundërpërgjigjen Rusisë, pas vendimit të kësaj të fundit për të njohur dy rajonet separatiste në Ukrainë dhe dërgimin e trupave atje. Kancelari gjerman Olaf Scholz ngriu projektin masiv të gazsjellësit rus, të njohur si Nord Stream 2.
“Certifikimi i tij nuk mund vijojë duke marrë parasysh veprimet e fundit të Rusisë”, deklaroi Scholz.
Gazsjellësi mes Rusisë dhe Gjermanisë përfundoi Shtatorin e shkuar, por nuk është vënë ende në punë. Tubacioni Nord Stream 2 mund të transportojë gaz natyral nga Rusia për të furnizuar 26 milionë familje në Europë.
Nëse do të punonte me kapacitet të plotë, do të zgjidhte mungesën e gazit dhe çmimin e lartë të energjisë. Megjithatë, SHBA është zotuar do t’i “japë fund” Nord Stream 2, nëse Rusia pushton Ukrainën.

Çfarë është Nord Stream 2?
Nord Stream 2 është një tubacion 1200 km nën Detin Baltik, që do të çojë gazi nga brigjet ruse pranë Shën Petersburgut në Lubmin të Gjermanisë.
Kushtoi 10 miliardë dhe u përfundua Shtatorin e kaluar. Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom financoi gjysmën e kostos dhe firmat perëndimore të energjisë si Shell dhe ENGIE të Francës, po paguajnë pjesën tjetër.
Nord Stream 2 është paralel me një gazsjellës ekzistues, Nord Stream, i cili ka funksionuar që nga viti 2011. Së bashku, këto dy tubacione mund të furnizojnë 110 miliardë metra kub gaz në Europë çdo vit. Kjo është mbi një të katërtën e të gjithë gazit që vendet e Bashkimit Evropian përdorin çdo vit./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al