Gjermania nuk ka kufi për pranimin e ukrainasve

13:10 19/04/2022

Ministri gjerman i Transportit: Mirëpresim çdo qytetar që ikën nga lufta

Qeveria gjermane nuk do të vendosë kufi për numrin e refugjatëve që do të pranohen nga Ukraina.

Lajmin e bëri të ditur ministri gjerman i Transportit, Volker Vising i cili nënvizoi se Berlini duhet të përgatitet për çdo skenar, sepse që nga 24 Shkurti, nga Ukraina janë larguar më shumë se 5 milionë njerëz.

“Ne po i mbajmë strukturat logjistike dhe ato të transportit në dispozicion, sepse nuk mund të parashikojmë rrjedhën e luftës dhe mund të përjetojmë në çdo kohë një rritje të numrit të refugjatëve.

Për refugjatët ukrainas janë ngritur qendra pritjeje në Hanover, Cottbus dhe Berlin e nga aty ata më pas shpërndahen në zona të tjera të Gjermanisë.

Numri i refugjatëve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit dhe numri i njerëzve që shkojnë në Ukrainë është rritur.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts