Gjermania, paketë 200 miliardë euro për krizën

20:20 29/09/2022

Borxhe të reja kundër rritjes se çmimit të energjisë

Gjermania miratoi një paketë rekord prej 200 miliardë eurosh të cilat do përdoren si “mburojë” për qytetarët dhe bizneset nga rritja e faturave të energjisë. Plani i cili do të zgjasë deri në pranverën e vitit 2024 përshin uljen e taksës së shitjes së gazit nga 19% në 7% si dhe masa të tjera për frenimin e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike nëpërmjet subvencionimit. Kancelari Gjerman Olaf Sholz u shpreh se ky vendim vjen për të larguar shqetësimin që kanë qytetarët mbi faturat e larta por jo vetëm.

“Gjithçka është menduar si një kontribut që çmimet e energjisë të ulen shpejt, në mënyrë që të gjithë ta vënë re dhe që askush mos të shqetësohet për ardhjen e dimrit, për Krishtlindjet, për Vitin e Ri apo për faturat”.

Gjermania, ekonomia më e madhe e unionit po përpiqet prej muajsh që të përballojë rritjen e çmimeve të energjisë që vjen si pasojë e nisjes së luftës Rusi-Ukrainë. Qeveria ka marrë masa të njëpasnjëshme për të përballuar nevojat që do të kenë konsumatorët për gaz gjatë dimrit, pavarësisht varësisë dhe shkëputjes së furnizimeve nga Rusia.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *