Gjermania paralajmëron Iranin: Koha për marrëveshjen bërthamore

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka paralajmëruar Iranin se koha e përpjekjeve diplomatike për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 po mbaron.

“Do të takohem me ministrin e jashtëm iranian dhe do t’ia bëj edhe një herë të qartë se koha po mbaron. Ne nuk jemi dakord që delegacioni negociator iranian të kthehet në Vjenë për negociata brenda dy-tre muajsh. Kjo duhet të bëhet tani shpejt. Kjo nuk është vetëm pritshmëria jonë, por edhe e miqve tanë francezë, britanikë dhe amerikanë”, tha Maas në New York para takimit të tij me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Maas përsëriti se një marrëveshje bërthamore akoma është e mundur nëse Teherani kthehet shpejt në tryezën e dialogut.

“Ne akoma besojmë se është e mundur t’i çojmë këto negociata në një rezultat pozitiv, por jo në muaj, në javët e ardhshme”, shtoi Maas.

Ai iu referua një deklarate të mëparshme të kryediplomatit iranian, i cili u citua nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB, duke theksuar se palët tjera në bisedime kuptojnë se do të duhen “dy ose tre muaj” që qeveria e re të përgatitet për bisedime.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina filluan përpjekjet në muajin prill për të kthyer Teheranin dhe Washintonin, të cilët braktisën marrëveshjen në vitin 2018, përsëri në këtë grup.

Negociatat në Vjenë u pezulluan pas fitores në zgjedhjet e muajit qershor të presidentit të Iranit, Ebrahim Raeisi.

Në bisedime, Irani kërkon heqjen e të gjitha sanksioneve perëndimore, ndërsa të tjerët kërkojnë të rivendosin kontrollet mbi programin bërthamor të Iranit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *