Gjermania përjashton mundësinë e riatdhesimeve të organizuara si vitin e kaluar

10:20 15/05/2021

Vitin e kaluar Gjermania riatdhesoi rreth 240.000 udhëtarë të bllokuar jashtë vendit, për shkak të virusit Corona. Tani ministri i Jashtëm Maas, thotë se aksione të tilla nuk do të ketë më.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas (SPD) përjashton mundësinë e një fushate tjetër për riatdhesimin e pushuesve që eventualisht mund të bllokohen në ndonjë vend tjetër, për shkak të pandemisë Corona. “Përkeqësimi i situatës me pandeminë Corona në vende të caktuara, nuk duhet ta befasojë më askënd sot në vitin 2021, në ndryshim nga viti i kaluar, kur gjërat nuk diheshin”, deklaroi politikani i SPD, Heiko Maas, për gazetat e grupit mediatik Funke. Tani të gjithë e dinë dhe janë informuar mbi pasojat e mundshme të virusit Corona.

“Edhe organizatorët e udhëtimeve si dhe linjat ajrore kanë mundur të përshtaten me situatën”, theksoi ministri. Në rast urgjence, njerëzit ende mund të mbështeten në më shumë se 200 ambasada dhe konsullata gjermane në të gjithë botën. “Personat e bllokuar do të ndihmohen me këshilla dhe vepra konkrete, derisa nuk e gjejnë mundësinë më të mirë për t’u kthyer në shtëpi”,  tha ai.

Maas filloi një fushatë për kthimin në vend së bashku me organizatorët e udhëtimeve turistike me 17 mars 2020, pasi vitin e kaluar shumë njerëz mbetën jashtë vendit, për shkak të mbylljes së kufijve, për shkak të virusit Corona. Vitin e kaluar Gjermania ka kthyer në vend rreth 240.000 udhëtarë, përmes një “Ure ajrore”.

Problemet me pagesat

Mallorca Coronavirus Rückholaktion Deutsche im Ausland

Organizatorët e udhëtimeve kanë kthyer vetëm personat që kanë paguar përmes tyre. Ndërsa autoritetet federale kanë organizuar kthimin e turistëve individualë dhe njerëzve të mbetur jashtë vendit. Për këtë u organizuan 260 fluturime me rreth 67.000 njerëz nga rreth 65 vende të ndryshme, deri në fund të prillit të vitit të kaluar. Agjencia DPA njofton se deri tani disa kosto nuk janë paguar nga personat që janë kthyer.

Kostot totale atëherë u vlerësuan në 93,8 milion euro. Rreth 40 përqind të kësaj shume është dashur ta paguajnë vet pëasagjerët. Deri në mars të këtij viti janë paguar në llogaritë bankare të qeverisëvetëm 17,9 milion euro.

Pushimet nuk ndalohen

Maas tha për sezonin e pushimeve verore: “Ne mund të shpresojmë që jeta së shpejti do të kthehet në normalitet, nëse numri i infektimeve vazhdon të bjerë, ndërsa fushata e vaksinimit përparon.” Por kjo nuk do të thotë “që të gjitha kufizimet do të hiqen shpejt”. Sidoqoftë, ministri i Jashtëm supozon se gjermanët do të jenë në gjendje të shkojnë me pushime përsëri në verë.

Maas u shpreh i bindur, se në pushime do të mund të shkojnë edhe personat që nuk janë vaksinuar kundër virusit Corona. Kjo mund të realizohet me “koncepte gjithëpërfshirëse të testeve dhe higjienës”, theksoi Maas./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *