
“Perëndimi duhet të rregullojë politikat e veta me mendimin se konflikti në Ukrainë mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë kohe, u shpreh sot kancelari gjerman Olaf Scholz.
“Ne duhet të përgatitemi se sulmi rus mund të zgjasë për një kohë të gjatë,” tha kancelari gjerman Scholz duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Kjo është ajo për të cilën ne po përgatitemi dhe kjo është ajo ku po orientojmë politikën tonë”, tha Scholz për Stoltenberg.
“Gjermania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës për aq kohë sa duhet”, vazhdoi Scholz, ndërsa theksoi se është e qartë se NATO nuk do të bëhet palë në konflikt.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al