Gjermania pezullon përkohësisht dëbimet në Afganistan

Gjermania ka bërë të ditur se do të ndalojë përkohësisht dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar në Afganistan për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në vend.

Në llogarinë e tij në Twitter, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Steve Alter, njoftoi se “për shkak të zhvillimeve aktuale në lidhje me situatën e sigurisë, ministri federal i Punëve të Brendshme ka vendosur të pezullojë për momentin dëbimet në Afganistan”.

Konflikti midis qeverisë afgane dhe talebanëve javët e fundit është intensifikuar pasi trupat e NATO-s dhe trupat e vendeve të huaja kanë filluar të tërhiqen nga vendi.

Pasi morën nën kontroll rreth 200 rrethe rurale, talebanët filluan sulme mbi qytetet kryesore, duke marshuar në Herat, Kandahar, Taluqan dhe Lashkargah, si dhe duke shkaktuar panik dhe ankth në mesin e miliona civilëve.

Numri i qendrave krahinore që forcat afgane humbën kontrollin kundër talebanëve gjatë gjashtë ditëve të fundit është rritur në nëntë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *