Gjermania plan për energjinë e erës

21:36 03/06/2021

Programi për mbrojtjen e klimës parashikon financime prej 7.8 miliardë euro

Qeveria gjermane ka në plan të shpejtojë planin për përdorimin e energjisë së erës dhe diellit deri në vitin 2030 për mbrojtjen e klimës.

Programi parashikon financime prej rreth 7.8 miliardë euro për vitin e ardhshëm, duke përfshirë 2.5 miliardë euro për rinovimin e ndërtesave dhe 1.8 miliardë euro shtesë subvencione për blerjet e makinave elektrike.

Plani përfshin mbështetje të dyfishuar për të ndihmuar industrinë të ndryshojë proceset për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit, të tilla si në prodhimin e çelikut ose çimentos.

Sidoqoftë, këto zotime financiare mund të miratohen vetëm pas zgjedhjeve federale gjermane në Shtator. Masa vjen pasi Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi në Prill se qeveria e Kancelares Angela Merkel nuk kishte arritur të përcaktonte planet  se si të shkurtojë emetimet e karbonit përtej vitit 2030 .

Në fillim të këtij muaji, kabineti miratoi projekt-legjislacionin për synime më ambicioze të reduktimit të karbonit deri në 2045.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *