Gjermania pritet të rishikojë strategjinë e vaksinimit, ministri: S’duhet të biem në supozimin naiv se pandemia do të përfundojë së shpejti

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach tha se Gjermania duhet të rishikojë strategjinë e saj të vaksinimit kundër COVID-19 për të trajtuar variantin Omicron dhe për të siguruar që mund të zhvillojë një vaksinë të re me shpejtësi nëse përballet me një variant më vdekjeprurës të koronavirusit në të ardhmen.

Lauterbach, i cili u emërua ministër i shëndetësisë muajin e kaluar, i bëri komentet e tij në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.
“Nëse përballemi me një variant që është po aq ngjitës sa Omicron, por dukshëm më vdekjeprurës, ne duhet të jemi në gjendje të zhvillojmë dhe prodhojmë një vaksinë të re në një kohë shumë të shkurtër,” tha Lauterbach, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Qeveria gjermane po planifikon të vendosë një sistem të përhershëm për të blerë dhe siguruar injeksione me shpejtësi, në çdo kohë sepse mund të ketë shpërthime të reja serioze, tha ai.
“Ne nuk duhet të biem në supozimin naiv se pandemia do të përfundojë së shpejti. Nuk ka mbaruar,” tha Lauterbach.

Gjermania mbylli qendrat e mëdha të vaksinimit në disa shtete verën e kaluar, kur kërkesa për vaksina kundër COVID-19 ra për një kohë të shkurtër përpara se të rritej përsëri.

Varianti Omicron tani përbën 44 për qind të infeksioneve me koronavirus në këtë shtet, tha Instituti për Sëmundjet Infektive “Robert Koch”. Kancelari Olaf Scholz dhe udhëheqësit rajonalë shtrënguan rregullat për vizitat në restorante dhe lokale të ndryshme, si pjesë e përpjekjeve për të inkurajuar më shumë njerëz për të marrë një dozë të tretë të vaksinës.

Dhoma e ulët e Bundestagut do të diskutojë gjithashtu së shpejti për një projektligj sa i takon vaksinimit të përgjithshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.