Gjermania redukton linjat e brendshme ajrore

08:29 16/04/2021

Çdo vit 4.3 milion pasagjerë të aviacionit nxiten të përdorin trenat

Industria gjermane e aviacionit dhe kompania kryesore hekurudhore thanë se do të punojnë së bashku për të nxitur gati një të pestën e pasagjerëve që fluturojnë çdo vit brenda, të urdhëtojnë me tren.

DeutscheBahn dhe Shoqata Gjermane e Aviacionit nënshkruan një plan veprimi mbi nismën në fjalë të enjten në Berlin.

Rreth 4.3 milionë pasagjerë të aviacionit mund të futen në binarë çdo vit, thanë palët. Kjo do të përbënte rreth 18 përqind të vëllimit të përgjithshëm të pasagjerëve vendas.

Një afat kohor i saktë për arritjen e këtij qëllimi nuk u dha, por plani përmban elemente për dekadën e ardhshme. Plani i veprimit synon të shtojë linjat hekurudhore drejt Aeroportit të Frankfurtit, qendra më e madhe e aviacionit e Gjermanisë.

Lufthansa dhe DeutcheBahn njoftuan në Mars zgjerimin e ofertës së tyre të përbashkët Lufthansa Express Rail.

Nga Dhjetori, do të ketë edhe trena të shpejtë shtesë, të cilët do të udhëtojnë me më pak ndalesa drejt Aeroportit të Frankfurtit.

Mungesa e lidhjes hekurudhore në distanca të gjata drejt aeroportit të dytë më të madh gjerman atij të Mynihut është një fushë që duhet të punohet më tej, thanë DeutscheBahn dhe shoqata e aviacionit.

Të dy palët hodhën poshtë idenë e një ndalimi të plotë të fluturimeve të brendshme për të ulur emetimet e gazeve serë, siç kanë kërkuar disa aktivistë të klimës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *