Gjermania regjistron mbi 18,000 refugjatë nga Ukraina

13:52 04/03/2022

Më shumë se 18,000 njerëz kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga pushtimi rus vetëm tetë ditë më parë, sipas Ministrisë së Brendshme Gjermane.

“Deri më tani, 18,436 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani. Sipas Policisë Federale të Gjermanisë, shumica e tyre (refugjatëve) janë numër i madh i tyre janë gra dhe fëmijë”, tha Maximilian Kall, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjatë një konference për shtyp në Berlin.

Kall tha se nga totali i refugjatëve, rreth 15,000 njerëz janë shtetas të Ukrainës.

Deri më tani, më shumë se një milion refugjatë janë detyruar të largohen nga Ukraina në vetëm shtatë ditë, sipas Kombeve të Bashkuara./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *