Gjermania riafirmon mbështetjen për qeverinë afgane pas avancimeve të talibanëve

Gjermania shprehu mbështetje të fortë për qeverinë afgane pasi kryengritësit talibanë morën kontrollin një pjese të madhe të territorit të Afganistanit.

“Ne mbetemi fuqishëm në anën e qeverisë afgane. Jemi dakord me bashkësinë ndërkombëtare që të mbështesim qeverinë (afgane) dhe presidentin”, tha Rainer Breul, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, në një konferencë javore për shtyp në Berlin.

Ai tha se Gjermania nuk ka kontakte diplomatike me talibanët, pasi kryengritësit nuk janë qeveri.

Breul theksoi se është “thelbësore të vazhdohet dialogu politik” midis qeverisë dhe talibanëve për të sjellë më në fund paqen në vendin e shkatërruar nga lufta.

Krahas tërheqjes gati të përfunduar të SHBA-së, Berlini po ashtu ka nxjerrë ushtarët e tij të fundit të mbetur nga Afganistani në fund të muajit të kaluar pas gati dy dekadash, duke i dhënë fund operacionit ushtarak më vdekjeprurës të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjermania kishte kontingjentin e dytë më të madh të trupave në Afganistan pas SHBA-së, me rreth 160.000 ushtarë që thuhet se ishin të vendosur gjatë dy dekadave të fundit.

Gjithsej 59 ushtarë gjermanë kanë vdekur në Afganistan, duke përfshirë 35 në operacione luftarake.

Misioni ushtarak në Afganistan u kushtoi taksapaguesve gjermanë rreth 12,5 miliardë euro.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *