Gjermania rrit ndihmën ushtarake në 2 miliardë Euro për Ukrainën

gjermania rrit ndihmen ushtarake ne 2 miliarde euro per ukrainen
gjermania rrit ndihmen ushtarake ne 2 miliarde euro per ukrainen

23:40 16/04/2022

Qeveria gjermane i përgjigjet thirrjeve të Kievit për më shumë armatime

Qeveria gjermane ka planifikuar të rrisë buxhetin e saj të ndihmës ushtarake për vitin 2022 në 2 miliardë Euro, kësti më i madh i caktuar ndonjëherë  për Ukrainën. Lajmin e ka konfirmuar ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Fondet do të shkojnë kryesisht Ukrainën,” shkroi Lindner në Tëitter.

Qeveria gjermane nisi  të ashtuquajturën “Iniciativa e Kapaciteve” në vitin 2016 për të mbështetur partnerët e saj globalë me fokus sigurinë. Në të kaluarën, fondet janë përdorur për të mbështetur ushtrinë, por edhe policinë dhe agjencitë e kontrollit të fatkeqësive.

Madhësia e fondit tani do të rritet në mënyrë drastike për shkak të luftës në Ukrainë, pas vendimit të qeverisë gjermane për të thyer doktrinën e saj ushtarake për të mbështetur Kievin përmes dërgesave të armëve.

Vendimi vjen pas presionit nga pala ukrainase që Berlini të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve ushtarake në përgatitje për ofensivën e pritshme ruse në shkallë të gjerë në lindje të vendit.

Gjermania e ka furnizuar Ukrainën me pajisje të ndryshme  ushtarake  përfshirë raketa, mitralozë dhe municione, por jo armë të rënda si tanke, helikopterë dhe avionë luftarakë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts