Gjermania shkarkon shefin e Sigurisë Kibernetike

gjermania shkarkon shefin e sigurise kibernetike
gjermania shkarkon shefin e sigurise kibernetike

10:00 19/10/2022

Arne Schönbohm ishte nën vëzhgim pasi kishte bashkëpunuar me një kompani ruse e cila ishte vlerësuar nga Putin

 Kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë është shkarkuar pas raportimeve për lidhje të mundshme me inteligjencën ruse.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, shkarkoi Arne Schönbohm (Arn Shonbom) nga posti i kreut të zyrës federale për sigurinë e informacionit

Schönbohm, i cili që nga viti 2016 ka qenë në krye të agjencive kompjuterike dhe sigurinë e komunikimit të qeverisë, prej kohësh ishte vendosur në vëzhgim në lidhje me bashkëpunimin me inteligjencën ruse. Përpara se të drejtonte agjencinë qeveritare të sigurisë kibernetike, Schönbohm kishte ndihmuar në themelimin e Këshillit të Sigurisë Kibernetike të quajtur “Gjermania”, një grup lobues i regjistruar si një shoqatë vullnetare.

Mediat gjermane kanë raportuar se midis listës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurisë Kibernetike ”Gjermania” ishte edhe një kompani ruse e themeluar nga një ish-punonjës i KGB-së, i cili ka marrë një medalje nderi nga presidenti rus, Vladimir Putin. Ai thuhet se ka mbajtur lidhje të ngushta me kompaninë dhe ka marrë pjesë në festimet e 10 vjetorit të tyre në shtator.

Qeveria gjermane një javë më parë bëri të ditur se se po hetonte raportet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ekziston një shqetësim në rritje në Gjermani se infrastruktura kritike e vendit mund të jetë në shënjestër të Rusisë për shkak të mbështetjes së Berlinit për Ukrainën.

Akuzat kundër Schönbohm erdhën ndërsa policia gjermane po hetonte një akt “sabotimi” në infrastrukturën hekurudhore të vendit, me disa zyrtarë që drejtuan gishtin nga Rusia pas shpërthimeve të gazsjellësit Nord Stream.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts