Gjermania tërhiqet nga karantina për pashkë

20:40 24/03/2021

Kancelarja Angela Merkel i ka kërkuar falje gjermanëve pasi plani nuk ishte i mirëmenduar

Qeveria gjermane tërhiqet nga futja e vendit në karantinë deri për pashkë. Duket se ky vendim ka ardhur pas reagimeve të forta, ndaj kancelarja Angela Merkel e tërhoqi atë.

Vendimi për superlockdown-in është parë nga Merkel si një gabim. Ajo u ka kërkuar gjermanëve falje duke sqaruar se qëllimi ishte i mirë por nuk u mendua mirë.

Merkel deklaroi se po bëhet gjithçka që sistemi shëndetësor të përballojë rëndesën e madhe për shkak të pandemisë. Në takimin e kryeministrave të landeve me kancelaren u vendos që për shkak të tendencës së rritjes së madhe të infektimeve, lehtësimet e bëra në dy javët e fundit të tërhiqen.

Ekspertët e shikojnë këtë gjë si një rënie të autoritetit të saj që tanimë nuk ka më një strukturë të qartë orientimi për të mbajtur nën kontroll pandeminë.

Rreth një vit më parë Merkel e mori me shumë seriozitet përhapjen e pandemisë duke miratuar kufizime të ashpra. Por pas një viti pandemie, përgjigja e saj është sërish ajo e kufizimeve. Edhe kur hartohen hapje të kujdesshme në kombinim me testet e shpejtë, mungojnë testet në sasinë e duhur. Fushata e vaksinimit po ashtu ecën ngadalë.

Aktualisht Gjermania numëron mbi 2.6milion të infektuar dhe mbi 75 mijë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Klan News










Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *