Gjermania vendos të dërgojë tanke në Ukrainë

gjermania vendos te dergoje tanke ne ukraine
gjermania vendos te dergoje tanke ne ukraine

[embedded content][embedded content]

20:20 26/04/2022

Lavrov kërcënon me luftë bërthamore

Gjermania vendos që për herë të parë të dërgojë tanke në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit rus. Pasi Uashingtoni vendosi dërgimin e topave Houicer me rreze të gjatë veprimi, presioni nga brenda dhe jashtë ka detyruar edhe kancelarin gjerman Olaf Sholc të ndryshojë qëndrim. Në ministerialin e iniciuar nga SHBA i cili u  mbajt këtë të hënë  në Gjermani, Berlini ka njoftuar se do të dërgojë fillimisht 50 tanke anti-ajror. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

 “Mendoj se është e rëndësishme që e dini se Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë 50 tanke anti-ajror në Ukrainë . Diçka  e tillë do të ofrojë mundësi reale për Ukrainën.”

Por armatosja e ushtrisë ukrainase me armë të rënda nga perëndimi ka bërë që Moska të ashpërsojë kërcënimet. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi më herët rrezikun e një lufte bërthamore.

“Rreziku është serioz, real dhe nuk duhet nënvlerësuar”.

Kësaj deklarate të Moskës iu përgjigj menjëherë Ushaingtoni që e konsideroi të rrezikshme.

“Askush nuk dëshiron të shohë një luftë bërthamore, askush nuk mund ta fitojë atë”.

Për ndërmjetësimin e fundit të luftës në Ukrainë dhe shmangien e një Lufte të Tretë Botërore, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vizitoi sot Moskën ndërsa të Mërkurën shkon në Kiev.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts