Gjermania zgjat masat kundër Covid, disa pjesë të vendit në izolim

09:10 23/03/2021

Gjermania do të zgjasë masën e izolimit të pjesshëm në të gjithë vendin deri më 18 Prill. Pas bisedimeve disa orëshe, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e landeve gjithashtu ranë dakord për një bllokim pesë-ditor gjatë festës së Pashkëve.

Pothuajse të gjitha dyqanet do të mbyllen nga data 1 deri më 5 Prill. Vetëm supermarketet do të lejohen të hapen më 3 Prill.

“Tani jemi në një situatë shumë serioze“, tha Merkel në një konferencë për shtyp, duke e përshkruar variantin më vdekjeprurës dhe infektiv të koronavirusit – të identifikuar për herë të parë në Britani të Madhe – si një “pandemi e re”.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, ka qenë një mbrojtës i vendosjes së masave të izolimit. Ai tha se Gjermania mbase po kalonte periudhën më të rrezikshme të pandemisë.

Sipas tij, varianti i ri nuk ishte vetëm më infektues dhe vdekjeprurës, por ndikon më shumë sesa vetëm të moshuarit.

Vendimi për të zgjatur kufizimet erdhi pasi numri i të infektuarve për 100.000 banorë u rrit në mbi 100 gjatë javës së kaluar. Zakonisht një rritje e tillë detyron qeveritë të ndërmarrin masa më të ashpra të izolimit./REL









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *