Gjermania zvogëlon eksportin e armëve

11:54 04/11/2021

Socialdemokratët dhe të gjelbërit kërkojnë uljen e eksporteve

Qeveria gjermane ka ulur eksportin e armëve në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu thuhet në një raport të Ministrisë së Ekonomisë, për të cilin do të debatohet edhe në kabinetin qeveritar. Nga janari deri në qershor, nga Gjermania janë eksportuar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në vlerë prej rreth 2.3 miliardë Euro – që është 17% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më së shumti rënie ka shënuar pjesa e eksporteve të diskutueshme drejt vendeve jashtë BE-së dhe NATO-s. Shtetet përfituese më të mëdha të armatimeve gjermane janë Holanda, e ndjekur nga SHBA dhe Britania e Madhe

 Për ato të ashtuquajtura vende të treta, licencat e eksportit u lëshuan për armë dhe pajisje në vlerë prej 499 milionë euro  që është një e treta më pak se në gjysmën e parë të vitit 2020. Eksportet drejt vendeve të treta janë gjithmonë të diskutueshme për shkak të situatës së keqe të të drejtave të njeriut në disa vende si dhe për shkak të përfshirjes së këtyre vendeve në konflikte të ndryshme.

Politika e eksporteve të ardhshme të armëve është një ndër çështjet që po debatohet edhe në negociatat për një koalicion mes socialdemokratëve , të gjelbërve dhe liberalëve . Të gjelbrit dhe socialdemokarët kërkojnë hartimin e një ligji që do t’i siguronte qeverisë federale kritere të qarta dhe detyruese për lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Ndërsa liberalët janë më shumë për një rregullore evropiane për kontrollin e eksporteve të armëve.

Brenda BE-së ka pikëpamje të ndryshme kur bëhet fjalë për trajtimin e vendeve që janë të përfshira në konflikte rajonale ose që kritikohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Franca, për shembull, ka dukshëm më pak probleme me dërgimin e armëve në vende të tilla sesa Gjermania.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *