Gjetja e trupave të pajetë të nënës dhe tre të miturve në Bunë, Balla: Dyshimet tona u konfirmuan! I bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune

gjetja e trupave te pajete te nenes dhe tre te miturve ne bune balla dyshimet tona u konfirmuan i bej thirrje cdo gruaje te denoncoje cdo lloj forme dhune































Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i ka bërë thirrje çdo gruaja të denoncojë çdo formë dhune, pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi i dha fund jetës bashkë me tre fëmijët e saj të mitur duke u hedhur në lumin Bunë, pasi dyshohet se dhunohej dhe tradhtohej nga bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi

balla

Në një reagim, Balla shprehet se dyshimet për vetëvrasjen e 39-vjeçares bashkë me tre fëmijët është konfirmuar me gjetjen e trupave të pajetë të tyre nga palombarët në Bunë.

Ndër të tjera, ministri ka falenderuar banorët peshkatarët e zonës, palombarët e RENEA-s dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre, si edhe Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit.

“Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira”, shkruan Balla.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë.

Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falenderoj polumbarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre.

Sapo kam falenderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts