Gjici nuk përmbahet: Kridens Meta gjithmonë është laçian. Lëreni të qetë Longon!









Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, ka akuzuar gjyqtarin Kridens Meta se drejton ndeshjet në favor të skuadrës së Laçit. Duke folur në “SuperSport”, ai tha se vendimi për të anuluar golin e Kukësit kishte qenë i pakuptueshëm dhe se të gjithë duhej të linin të qetë Longon të punonte.

bandicam 2021-12-09 14-33-15-260

“Ai gol nuk mund të anulohet kurrsesi se nuk kishte asnjë lloj elementi për faull. E kam parë shumë herë dhe nuk shoh asnjë gjë për faullin, nuk e kuptoj se çfarë është, prekja me dorë apo çfarë?

Për gabimin individual të mbrojtjes u pësuan golat e parë, jam dakord. Por të thuash që ai gol duhej anuluar, nuk e di, nuk e kuptoj ku ishte faulli. Përkundrazi, lojtarët e Laçit bënin mundje.

Por Kridensi (Meta) gjithmonë është laçian. Po ta shohësh treshen kush arbitron Laçin, e kuptoni që të tre arbitrat me emër e mbiemër kështu e kanë bërë.

Ai është trajner i huaj, e kam lënë të qetë në punën e vet, po e bën mirë. Nuk po kuptoj sulmin ndaj një trajneri të huaj që po bën punën e vet. Deklaratat e tij ndoshta edhe mua nuk më pëlqen por ka edhe strategjinë e vet.

Ai ka të drejtë që thotë që goli është i rregullt. Nuk ia ka kush fajin te penalltia që u gabua. Aty u dëmtua Kukësi kur pësuam golin e parë, se erdhi i dyti, etj. Këto janë gjëra për t’u analizuar. Nuk është hera e parë që kemi humbur në këtë mënyrë, ka ndodhur edhe herë të tjera”, tha Gjici pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.