Gjigantët anglezë “të fiksuar” pas Abraham, Roma vendos shifrën e “çmendur” për të lënë të lirë bomberin






Tami Abraham po zhvillon një sezon të shkëlqyer më Romën deri më tani, gjë që ka tërhequr vëmendjen e 2 klubeve gjigante angleze të Mançesterit, Junajtid dhe Siti. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, dy klubet kanë vendosur ta kthejnë çështjen e transferimit të britanikut në një derbi të vërtetë në merkato. Roma nga ana tjetër i ka mbajtur të larta pretendimet duke vlerësuar kartonin e futbollistit me 120 milionë euro.

abraham

24-vjecari ka shënuar deri më tani 23 gola në të gjitha kompeticionet për “verdhekuqtë” e Romës, duke u kthyer në pikën kyçe të sulmit për skuadrën e drejtuar nga Zhoze Murinjo. Por një mundësi rikthimi në Premier Ligë do të vlerësohej edhe nga ana e lojtarit, si një shans për të rifituar vendin në kombëtaren angleze.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e ish-lojtarit të  Çelsit. Por një gjë është e sigurt, ofertat për ta larguar nga kryeqyteti Italian me qellim rikthimin e tij në ishull nuk mungojnë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *