Gjimshiti luan biletën, Gasperini: Me Vijarealin do jetë spektakolare









Atalanta luan kualifikimin në 1/ 8-at e Champions-it në shtëpi kundër Vijarealit, në ndeshjen e fundit të grupit që është si një finale. Në letër gjithçka është e mundur, edhe pse Xhan Piero Gasperini dëshiron të mbajë skuadrën në tension. Vijareali i vendit të dytë ka një pikë më shumë se bergamaskët.

GASPERINI 1

“Është një ndeshje vendimtare, me një rezultat të vetëm për të marrë. Mundësia që të kualifikohemi për të tretin vit radhazi në 1/8-at është një motivim i madh. Po kalojmë një moment të shkëlqyer, por duhet të kemi edhe forcën për të fshirë fitoret dhe jo vetëm humbjet. Vijarealit nuk ia kam besën.

Liga e Kampioneve është një tjetër kompeticion në krahasim me kampionatin dhe duhet të bëjmë një paraqitje të madhe”, tha trajneri italian në konferencën për shtyp. Bergamo është nën ethet e dëborës, por tekniku tha: “Shpresoj që kushtet atmosferike të mos ndikojnë, do të ishte një fatkeqësi pavarësisht rezultatit. Shpresoj që parashikimet të mos jenë kaq pesimiste”. Pastaj një koment edhe për situatën e dëmtimeve:

“Mungon vetëm Gosens, shpresojmë që ta rikuperojmë në janar. Ka ndonjë problem të lehtë fizik prej ndeshjes me Napolin, por shpresojmë që të rikuperohen të gjithë.

Ndeshja e nesërme (sotme) mund të ketë shumë sfida brenda 90 minutave. Ne duhet të jemi të zotë të shfrytëzojmë momentet tona dhe të pengojmë ata që të shfrytëzojnë të tyret. Do të jetë një ndeshje spektakolare, uroj që të jetë e bukur si ndeshja e vajtjes”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.