Gjithçka bëhet shkrumb e hi në pak sekonda! Pamje nga kënde të ndryshme kur izraelitët godasin ndërtesën 14-katëshe në Gaza

Ky është momenti kur kamerat e mediave botërore filmojnë shembjen e ndërtesës 14-katëshe në Gaza, në ditën e tretë të sulmeve ajrore kundër Hamasit nga ana e forcave izraelite.

Një korrespondent për Lindje të Mesme, ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare se aeroplani luftarak i izraelit F-16 shkrepi nëntë raketa mbi kullën Al-Sharouk.

Kjo ndërtesë dikur kishte shërbyer si “shtëpi” e disa mediave dhe kishte shumë lokale afariste e apartamente, por që edhe gjatë sulmit të vitit 2014 ishte goditur nga ushtria izraelite.

Nën anën tjetër, zyrtarë izraelitë kanë bërë të ditur se Hamasi kishte përdorur kullën Al-Sharouk dhe disa tjera përreth dhe pikërisht për këtë janë goditur nga forcat ajrore të Izraelit.

Momenti i bombardimit dhe shembjes së kullës është filmuar nga kënde të ndryshme, dhe tregojnë se si për pak sekonda ajo bëhet rrafsh me tokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *