Gjithçka e kryer/ Rikthim pas 8 vitesh, portieri i Interit transferohet tek skuadra e…






Kampionati i Serisë A duhet të përfundojë pas një jave, por merkato ka nisur prej kohësh. Skuadrat janë vendosur në lëvizje për të përforcuar organikën ose për të larguar lojtarët që nuk janë në planet e klubit ose trajnerit.

PADELI

Së fundmi, sipas ekspertit të merkatos italiane Xhanluka Di Marcio, portieri i dytë i Interit, Daniele Padeli pritet të largohet nga zikaltërit për në drejtim të Friulit, aty ku ka arritur akordin dhe do t’i bashkohet skuadrës së Udinezes në merkaton e verës.

Padeli do t’i bashkohet skuadrës së Udinezes pas 8 vitesh, ku ka qenë pjesë në vitet 2011-2013, dhe pasi të lërë Interin me parametra zero, portieri 35-vjeçar do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me skuadrën bardhezi.

Tek klubi zikaltër, Padeli erdhi në verën e vitit 2017 nga Torino nga ku qëndroi për katër vite në Milano./ PANORAMASPORT.AL

PADELI-HANDANOVIC-665x650

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *