“Gjithë kjo pritje madhështore”- Kryemadhi para takimit me diplomaten Yuri Kim: Kafe për pushim, ka nevojë ambasadorja të relaksohet

SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka takuar sot ambasadoren amerikane Yuri Kim në Elbasan. Sipas kryetares së LSI, ky nuk ishte takim zyrtar, por një kafe me diplomaten për pushim.

Duke shkëmbyer batuta me gazetarët e pranishëm në Teatrin Skampa, për të filmuar momente nga takimet që ka zhvilluar sot Yuri Kim me përfaqësues politik të këtij qarku, Kryemadhi tha:

“Gjithë kjo pritje madhështore. Do ishte të filmonit këta njerëzit që s’kanë bukë të hanë i ka mbytur në taksa Edi Rama, se sa të na filmoni ne që hymë dhe pimë kafe për pushim”.

“Po të ishte për takim rrija në Tiranë në zyrë. Po ka nevojë të relaksohet ambasadorja”, iu përgjigj Kryemadhi gazetarit që e pyeti nëse ishte apo jo takim ai i saj me diplomaten amerikane.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *