GJKKO e ka thirrur nesër në seancë për ta pyetur për privatizimin e kompleksit “Partizani”, Berisha: Nuk kam njoftim, s’e shkel Kushtetutën

gjkko e ka thirrur neser ne seance per ta pyetur per privatizimin e kompleksit partizani berisha nuk kam njoftim se shkel kushtetuten
gjkko e ka thirrur neser ne seance per ta pyetur per privatizimin e kompleksit partizani berisha nuk kam njoftim se shkel kushtetuten

Ish-kryeministri Sali Berisha thekson se do ta respektojë deri në fund Kushtetutën e vendit, por në rastin konkret kur ndaj tij është ngritur një masë sigurie nga gjykata, ai thekson se vendimi është ndërmarrë në shkelje të plotë pasi një deputet nuk mund të ndiqet penalisht dhe as nuk mund të merret ndaj ti asnjë masë sigurie, pa autorizimin e Parlamentit. Ndërsa gjykata ka caktuar orën 14:00 të së martës kur Berisha do të merret në pyetje në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ish-kryeministri thotë se nuk ka marrë një njoftim.

“Nuk kam asnjë njoftim. Nuk refuzoj kurrë të paraqitem në gjykatë apo në prokurori, por në rastin konkret, ka një bllokim të plotë kushtetues në këtë rast, i cili vjen pasi unë bëra çdo përpjekje në pushtet që ta zhduk këtë pengesë. Kam qenë dhe jam i mendimit, se pavarësisht nga çdo çmim, njerëzit duhet të jenë në Kushtetutë të barabartë. Në tërësi, për fat të keq nuk janë, por ama ka vende që i kanë. Ka vende që deputetin, për një arsye ose tjetër, e merr polici, hajde te unë njëherë se dua të merrem me ty.

Kurse kur unë e dërgova këtë nen për heqje të plotë të kufizimit të organeve të drejtësisë ndaj deputetëve, Edi Rama e hodhi poshtë në mënyrë kategorike. Në praktikë, ai refuzoi kërkesën e Saimir Tahirit. Unë jam në këtë situatë, të shkel Kushtetutën, nuk e shkel. Ta paraqesin siç është Kushtetuta, e cila thotë në mënyrë taksative se deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në asnjë forme, pa miratimin e Kuvendit. Unë Kushtetutën nuk e shkel kurrë! Mblidh parlamentin, siç thotë Kushtetuta. Vetë e ke bërë. Unë kam qenë në variantin tjetër, po u paraqit kjo në parlament, unë e miratoj”, theksoi Berisha në Syri.tv.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts