GJKKO pushoi padinë e Metës ndaj Adrian Dovranit, flet Këshilltari për Çështjet Ligjore në Presidencë: Presim të zbardhet vendimi. Do ta apelojmë!









Gjykata e Posaçme vendosi ditën e sotme sotme pushimin e çështjes për padinë që kishte ngritur Presidenti Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit, gjyqtar dhe ish-kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

Në një prononcim për media në dalje të Gjykatës së Posaçme, Këshilltari për Çështjet ligjore në Presidencë Bledar Dervishaj, deklaroi se do të pritet deri në zbardhjen e plotë të vendimit nga gjykata dhe më pas do të bëhet apelimi i saj siç e parashikon ligji brenda afatit 15-ditor.

“Deri më tani Presidenti i Republikës ka respektuar kërkesën e prokurorisë për ruajtjen e sekretit hetimor. Pavarësisht se që prej muajit korrik jemi njohur me mbylljen e hetimeve, ndërsa për pushim e kësaj çështjeje penale jemi njohur vetëm në fillim të nëntorit. Në seancën e ditës së sotme gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjeve penale. Ndërkohë që ne i parashtruam gjykatës mosdakordësinë tonë, kthimin e akteve tek prokuroria, pasi disa nga veprimet hetimore sipas vlerësimit tonë nuk ishin kryer, ndërsa për disa të kallëzuar të tjerë  und të dërgohej çështja në gjyq sipas kallëzimit të kryer.

Gjykata na njoftoi që vendimi i zbardhur do të na njoftohet zyrtarisht dhe kemi 15 ditë kohë për të bërë ankimimin. Është pezulluar kallëzimi për çështjen penale për të gjithë personat e kallëzuar, zonja Etilda Gjonajn, Ardian Dovrani, Gentian Deva dhe ish-drejtuesja e KQZ-së. Presim të zbardhet vendimi i gjykatës dhe ne do të ushtrojmë të gjitha të drejtat që na garanton ligji”, tha Devishaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.