
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fatmir Mediut për të thirrur si dëshmitarë subjektet e kërkuara nga ai.
Avokati i Mediut, Saimir Visha tha se duhet t’iu jepet e drejta që të pyeten në gjykatë të gjithë dëshmitarët që kanë kërkuar. Sipas tij, gjykata po sillet në mënyrë subjektive. Në mesin e dëshmitarëve është dhe Shkëlzen Berisha.
“Lidhur me dëshmitarët e kërkuar prej nesh, gjykata tha ‘rezervoj të drejtën për t’u vendosur’, ky është standard hezitues , është e padrejtë. Në listën e dëshmitarëve tanë kemi një arsye pse i kemi thirrur dhe duhet të na jepet e drejta dhe për t’u pyetur para gjykatës. Mbi katet që gjykata vendosi të vendosë, duhet të kishte marrë këtë vendim sot. Për ne padyshim që është një situatë enjë subjektivizmi. Këtu jemi në Prokurorinë e Posaçëm dhe ju si gazetare nuk e bëni dot dallimin. Vëmendja që ka ky opinion , natyra politike e subjektit dhe tej zgjatja e procesit, do duhet që subjekte me veshje politike të dëshmonin. Janë thirrur 6 ekspertë të huaj ndërkohë janë betuar vetëm 3”, u shpreh Visha.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al