GJKKO rrëzon padinë e Grida Dumës ndaj Erion Veliaj: Nuk janë konsumuar elemente të veprës penale









Duma-VeliajGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun Erion Veliaj për padinë e ngritur për shpifje nga deputetja e PD-së, Grida Duma.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e deputetes Duma për shpifje nga ana e kryebashkiakut Veliaj.

Grida Duma kallzoi për shpifje Veliajn, i cili gjatë fushatës deklaroi se deputetja e PD-së ishte përfshirë në mashtrime dhe në mënyrë të mistershme u bë investitore pallatesh, ndërkohë që ortakët e saj përfunduan në burg.

Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës.

Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokurori Behar Dibra, i cili ka nënvizuar se kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

Gjatë fushatës në Kavajë, Erion Veliaj deklaronte se: “E vetmja gjë e paverifikuar për ne mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes”.

Kallzmi penal i Dumes

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.