Gjoba e ‘kripur’ e Sardenjës, kush vjedh rërë, guraleca apo guacka nga bregu i detit ndëshkohet deri në 3 mijë euro

ITALI

Sardenja është një nga destinacionet më të vizituara nga turistët gjatë verës në Itali dhe Mesdhe, por ka dhe disa rregulla.

Rëra e bardhë e Sardenjës është e ‘paprekshme’. Kush vjedh rërë, guraleca apo guacka nga Sardenja ndëshkohet me gjobë deri në 3 mijë euro.

Ishin banorët e ishullit fillimisht që shprehën shqetësimin e denoncuan se rëra dhe guackat e Sardenjës tregtoheshin, prandaj ajo u bë e paligjshme që në 2017.

Vetëm të shtunën 41 persona u gjobitën për këtë aktivitet teksa është zbuluar se rëra e Sardenjës dhe sendet e saj në bregdet tregtohen dhe dalin në ankand si suvenire.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *