Gjoba prej 110 mln eurosh ndaj Shqipërisë/ PD i përgjigjet Ramës: Edhe në dështimin e radhës, sulmon opozitën. Çdo shqiptar do të paguajë 4560 lekë të reja

SHPËRNDAJE

Partia Demokratike i përgjigjet kryeministrit Edi Rama në lidhje me gjobën e vendosur nga arbitrazhi ndërkombëtar kundër Shqipërisë me shumën e 110 mln eurove, duke theksuar se kreu i qeverisë po përballet me dështimin e radhës.

Selia-e-PD-770x359

Ndërsa nënvizon se Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet, Partia Demokratike thekson se çdo shqiptar duhet të paguaj 4560 lekë të reja nga xhepi për shkak të arrogancës së Edi Ramës.

 REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE:

Edhe në ditën kur i duhet të përballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën.

Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet- ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës

Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *