Gjobitet me 5 milionë lekë kandidati i VV-së në Lezhë/ Reagon Iliaz Shehu: Policia u përdor si mjet për të ngjallur frikë! Presion kundër…

SHPËRNDAJE


Kandidati i pavarur për deputet në Lezhë, Iliaz Shehu është gjobitur me 5 milionë lekë të reja për grumbullime të paligjshme. Gjobitja erdhi pas disa protestave të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosja, kundër ndërtimit të HEC-it. Kjo forcë politike është edhe mbështetësja e kandidatit të pavarur për zgjedhjet e 25 prillit.

Por në një reagim, kandidati Iliaz Shehu u shpreh se ky është presion që po i bëhet kundër fushatës elektorale.

“33 qytetarë dhe aktivistë  të VV u ndaluan dhe u shoqëruan në polici në Lezhë, kurse 4 prej tyre u mbajtën në burg për 4 ditë. Gjatë katër ditëve përballë rajonit policor në Lezhë kemi kërkuar lirimin e tyre dhe kemi kërkuar shkeljet që janë bërë. Policia e shtetit ditën e ndalimeve u përdor si mjet i pushtetit për të ngjallur frikë dhe panik.

Kemi marrë presion të ushtruar nga policia. Kemi pasur pengesa që lidhen me fushatën tonë. Sikur të mos mjaftonte kjo ne kemi marrë gjobën 50 milionë lekë të vjetra, pra rreth 40 mijë euro. E gjithë kjo për grumbullim të paligjshëm, të rreth 30 vetave, në një kohë që partitë e tjera po grumbullojnë qindra njerëzve. Kjo nuk ka të bëjë me masat anti covid, por kundër meje dhe fushatës tonë. Ne do ta ankimojmë. Për këtë kemi vënë në dijeni ambasadorin e Britanisë dhe përfaqësues të OSBE. Këto nuk na ndalin dhe as na demotivojnë”, u shpreh kandidati për deputet.

© Panorama.al





Te lidhura








Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *