Gjokoviç sfidon në gjykatë vendimin e qeverisë australiane për t’i anuluar vizën

Kampioni i tenisit Novak Gjokoviç ka depozituar një ankesë ligjore në një gjykatë australiane, ku thotë se ai kualifikohej për një përjashtim mjekësor nga kërkesa për vaksinim, pasi e kishte kaluar COVID-19 në dhjetor.

Dokumenti prej 35 faqesh u depozitua nga ekipi i tij ligjor të shtunën pas vendimit të qeverisë australiane për t’ia anuluar vizën gjë që do t’ia bënte të pamundur pjesëmarrjen në kampionatin e tenisit Australian Open. Ankesa e tenistit serb do të shqyrtohet në gjykatë të hënën në mëngjes.

Gjokoviç është mbajtur në paraburgim në një hotel në Melburn që nga mëngjesi i së enjtes, pasi zyrtarët e kufirit refuzuan kërkesën e tij për një përjashtim mjekësor.

Dokumenti tregon se ai kishte marrë një letër nga zyrtari më i lartë mjekësor i shoqatës australiane më 30 dhjetor, ku thuhej se ai përjashtohej nga detyrimi për vaksinim, pasi kishte qenë së fundmi i infekrtuar me COVID.

Dokumentet tregojnë se ai kishte rezultuar pozitiv për COVID më 16 dhjetor dhe më 30 dhjetor kishte 72 orë që kishte qenë pa simptoma.

Mediat australiane kishin raportuart se ekipi i Gjokoviçit kishte aplikuar për llojin e gabuar të vizës për një person me autorizim mjekësor.

Pjesëmarrja e Gjokoviçit në Australian Open u bë një temë e debatueshme politike, me shumë australianë të zemëruar që atij iu dha një autorizim mjekësor për të hyrë në vend.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.