Gjuriç e quajti “e dashura” e Kurtit, reagon Viola von Cramon: I injoroj akuzat e rreme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, i cili tha se kryeministri Albin Kurti është “i dashuri” i saj. Cramon i ka cilësuar këto deklarata akuza të rreme.

“Zakonisht i injoroj këto akuza të rreme. Më mirë mos t’i kushtoj vëmendje dhe t’i ruaj nervat e mia. Ata e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Nuk më intereson. Ata as nuk e kuptojnë Bashkimin Evropian e aq më pak Parlamentin Evropian. Ata nuk e kuptojnë që ne nuk kemi “shef”, për shembull. Komentet e tyre janë thjesht qesharake”, -ka thënë ajo në një përgjigje për Klan Kosovën. Ambasadori i Serbisë në Amerikë ka kritikuar eurodeputeten Viola von Cramon për mbështetjen që i ka dhënë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri.

“Në vend se të kundërshtojë aksionin e policisë si eurodeputete, Von Cramon kritikoi Josep Borrellin i cili tha se aksioni ishte i njëanshëm. Von Cramon mendon që disa serbë që janë në Kosovë duhet të jenë njerëz të këqij teksa ‘i dashuri’ i saj Kurti duhet të jetë i mirë edhe kur ai vret”, ka thënë ai.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i kishte reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell i cili këtë aksion e kishte cilësuar si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *