Gjykata e Apelit kundër Sarrit, kartoni i kuq me Milanin e “djeg” dhe për javën që vjen





Trajneri i Lacios, Mauricio Sarri u bë protagonist në sfidën ndaj Milanit duke u kapur keq në fundin e ndeshjes me Salemakers. Gjyqtari nuk e toleroi duke i nxjerrë kartonin e kuq menjëherë trajnerit të bardheklatërve, por nuk përfundoi këtu.

Sarri Lacio

Sarri u përjashtua me dy ndeshje pasi kishte përdorur shprehje blasfemie gjatë konfrontimit. Lacio luajti pa trajnerin e saj në fundjavë, ndërsa si duket dhe javën tjetër e njëjta gjë do të ndodhë.

Gjykata e Apelit i ka kthyer apelimin mbrapsht bardheklatërve duke lënë në fuqi pezullimin për dy ndeshje. Një lajm jo i mirë për Lacion e cila javën e kaluar barazoi 2-2 me Kaljarin, ndërsa fundjavën që vjen do të ndeshen me Torinon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *