Gjykata e Hagës do të hetojë pushtimin rus

21:31 28/02/2022

BBC raporton se Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer si krimet e dyshuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit”, tha Karim AA Khan, prokuror në këtë gjykatë.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë po ashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime, të kryer nga çdo palë në konflikt, në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, tha ai./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts