Gjykata e Hagës hap hetim për krime lufte në Ukrainë

23:42 02/03/2022

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka njoftuar se ka hapur një hetim mbi krimet e mundshme të luftës nga Rusia gjatë pushtimit në Ukrainë.

Karim Khan tha se në një ekzaminim paraprak të situatës në Ukrainë, zyra e tij kishte gjetur tashmë një bazë të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të Gjykatës ishin kryer dhe kishte identifikuar raste të mundshme që do të ishin të pranueshme.

Të hënën, Khan tha se synonte të kërkonte autorizim nga presidenca e gjykatës për të hapur hetimin, por pas referimit në gjykatë nga 38 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria, do të thotë se tanimë mund ta nisë menjëherë hetimin. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.