Gjykata e Lartë e SHBA-së kundërshton sfidën e Republikanëve ndaj ligjit të Obamës

Gjykata Supreme në SHBA ka hedhur poshtë një padi nga Teksasi dhe 17 shtete të tjera të qeverisura nga republikanët, kundër ligjit i cili synon të sigurojë sigurim shëndetësor të përballueshëm për të gjithë amerikanët.

Ligji ishte nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama. Ligji u mundësoi qasje në sigurimet mjekësore miliona amerikanëve me të ardhura të ulëta. Anëtarët e gjykatës, votuan 7-2 në favor që ligji të mbetet i pandryshuar. Në vendim gjyqtarët thanë se parashtruesit e lëndës nuk kishin bazë ligjore për të paditur, dhe si të tillë nuk adresuan pyetjen nëse një dispozitë në ligj ishte antikushtetuese.

Kjo sfidë ligjore u mbështet nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kur u zgjodh më 2016, kishte premtuar shfuqizimin e ligjit. Në shumë raste, republikanët u përpoqën ta përmbysin ligjin në Kongres, kur kishin nën kontroll të dyja dhomat e tij, dhe në gjykata, por dështuan.

Në fillim të muajit qershor, Shtëpia e Bardhë tha se Akti i Përballueshëm për Kujdes, që njihet si Obamacare, kishte mundësuar që një rekord prej 31 milionë amerikanë të siguronin kujdes shëndetësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *