Gjykata e Lartë franceze lë në fuqi ndalimin e “Abaya”

14:16 08/09/2023

Kritikët thonë se masa është diskriminuse dhe kanë paraqitur peticion për te hequr ndalimin

Një gjykatë e lartë në Francë la në fuqi një dekretin e ri të qeverisë që ndalon nxënësit në shkollat publike të mbajnë veshjen myslimane “Abaya”. Sipas gjykatës, ky vendim i ministrise së Arsimit në prag të këtij viti shkollor, nuk cënon liritë themelore të njeriut.

Veshja “Abaya” përdoret më së shumti në shkollat e mesme të Francës. Mediat vendase thonë se mësuesit dhe drejtuesit e këtyre intitucioneve janë në vështirësi pasi janë të pavendosur për zbatimin e këtij rregulli, ndërkohë që nga viti 2004, me ligj ndalohen simbolet fetare në shkolla.

Deri javën e kaluar, u takonte drejtorëve të vendosnin mbi zbatimin e këtij ligji. Qeveria tha se ndalimi mbarëkombëtar ishte thjesht një përditësim i rregullave ekzistuese që nevojiteshin për të ndaluar një numër të madh mosmarrëveshjesh në sistemin shkollor laik.

Numri i incidenteve në shkolla në lidhje me përdorimin e veshjes myslimane nga studentet është trefishuar gjatë vitit të kaluar shkollor krahasuar me 2021-shin. Kanë qenë mbi 2 mijë raste që kanë ngjallur debatin në opinion publik. Shumë kritikë kanë paraqitur një peticion për të hequr këto rregulla.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts