Gjykata e Lartë jep ‘ditën jeshile’, Copa America mund të luhet në Brazil

BRAZILI

Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur pro zhvillimit të ‘Copa America’ në vendin e tyre.

Duket se edhe kësaj radhe Brazili do të presë kompeticionin më të rëndësishëm në kontinentin Latin pasi Kolumbia me Argjentinën dështuan prej pandemisë.

Në fakt, edhe në Brazil pati debate për shkak se zhvillimi i kampionatit mund të sjellë rritje të rasteve, po sipas gjykimit të Gjykatës së Lartë Kushtetueta nuk ia ka dhënë të drejtën për ta ndaluar.

Kritikat e para erdhën nga vetë lojtarët e Brazilit, ndërkohë që vendi latin ka 475 mijë viktima nga COVID-19, i dyti në rang botëror pas SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *