Gjykata e Lartë rrëzon planin e Sunak për emigrantët

11:44 15/11/2023

Ruanda nuk është vend i sigurt, rrezik për trajtim çnjerëzor

Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe vendos kundër planit të qeverisë së Rishi Sunak për të dërguar azilkërkues në Ruandë, duke thënë se është i paligjshëm.

Lordi Reed, Presidenti i gjykatës, tha se kishte arsye të konsiderueshme për të besuar se refugjatët e vërtetë të dërguar në vend mund të rrezikoheshin të kthehen në vendet nga të cilat ata kanë ikur dhe ata mund të jenë subjekt i trajtimit çnjerëzor.

Në një vendim unanim, pesë gjyqtarët kryesorë thanë se Gjykata e Apelit kishte pasur të drejtë në përfundimin në Qershor se nuk kishte pasur një vlerësim të duhur nëse Ruanda ishte e sigurt.

Në këtë plan parashikoheshin edhe shqiptarët që kalonin ilegalisht nëpërmjet kanalit të La Manshit drejt ishullit britanik.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts