Gjykata e liroi nga burgu, kush është Valter Bami, “i forti i Niklës” dhe lidhja me atentatin ndaj familjes së Gentian Bejtjës

gjykata e liroi nga burgu kush eshte valter bami i forti i nikles dhe lidhja me atentatin ndaj familjes se gentian bejtjes
gjykata e liroi nga burgu kush eshte valter bami i forti i nikles dhe lidhja me atentatin ndaj familjes se gentian bejtjes

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Valter Bamin, i arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës në 10 korrik, që e la në burg, Bami ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit, ku kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit si dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit arrest në burg.

Po kush ishte Valter Bami, i njohur ndryshe edhe si i “forti i Niklës”?

Bami, i shoqëruar në polici në lidhje me atentatin ndaj banesës së Gentian Bejtjës, ku iu vra kunati dhe u plagosën dy djemtë e mitur, dyshohej nga prokuroria e Tiranës si i përfshirë në masakrën e Larushkut, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, dhe u plagosën dy nipërit e tij.

Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte qenë në banesën e tij kur ndodhi krimi.

Bami ka pretenduar në takimin me avokatin e tij Ilir Murati se gjurmët e barutit në duart e tij janë për shkak se ai bën qitje rregullisht me një armë sportive që e ka në banese me leje.
Bami ka deklaruar madje se Ramazan Sinon e kishte të afërm dhe ndjen keqardhje për ngjarjen e ndodhur.

“Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së Ramazan Sinos që e kam të kushëri pasi nëna e Ramazanit dhe nëna ime janë vajza tezesh. Do ta dorëzoj lejen e armës që zotëroj dhe do kërkoj lirimin”, mësohet të ketë thënë i akuzuari.

Valter Bami dhe Gentjan Bejtja janë në përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kanë dyshime të forta se Bejtja mund të flasë dhe dëshmojë për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts