Gjykata e Tiranës jep dy vendime kundër Armand Dukës dhe FSHF: Nëse nuk zbatohet, shkelësi rrezikon të dënohet me burg








armandduka

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot një tjetër vendim që rrëzon Federatën Shqiptare të Futbollit dhe pezullon zgjedhjet që ishin planifikuar për në 2 mars.

Pas gjyqtares F. Osmani, dhe gjyqtari F. Kapllani ka vendosur sot të pezullojë zgjedhjet e FSHF-së për kreun e këtij institucioni.

Gjykata e Tiranës thekson se moszbatimi i vendimit nga FSHF, përbën shkelje penale dhe moszbatimi i vendimit të gjykatës dënohet 2-3 vite burg për shkelësit

Gjithashtu, Gjykata e Tiranës ka rrëzuar dhe kërkesën e FSHF-së për pezullim të gjyqtarëve të çështjes.

Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Tiranës që konfirmon shkeljet dhe manipulimet nga ana e FSHF për zgjedhjet e 2 marsit dhe që pezullon zgjedhjet.

 GJYQET E HUMBURA DHE GJOBA

Edhe pse ende nuk ka një reagim zyrtar nga Federata në lidhje me vendimin e dhënë nga Gjykata për pezullimin e garës, mësohet se ata kanë të drejtë duke filluar nga dita e sotme që brenda 5 ditëve t’i drejtohen Gjykatës së Apelit për ta rrëzuar këtë vendim. Po ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka dhënë tri vendime kundër FSHF-së, Duka ka vijuar me procesin që do ta çojë atë në zgjedhjet e 2 marsit.

Gjykata e Tiranës, përveç dhënies së të drejtës kryebashkiakut të Tiranës për padinë në rolin e aksionarit, ditën e djeshme ka vendosur sërish në favor të tij duke e gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Armand Dukën me 700 mijë lekë për pengimin e procesit gjyqësor.

Ndërsa që beteja në gjykatën e Tiranës dhe jashtë saj vijon mes Dukës dhe Veliajt, në vendin tonë vijojnë të qëndrojnë edhe një delegacion i UEFA-s të cilët duket se po monitorojnë gjithçka që ka të bëjë me akuzat, vendimet, gjyqet e deri te përplasjet publike mes dy protagonistëve. Me sa duket Gjykata e Tiranës nuk është mjaftuar vetëm me pezullimin e zgjedhjeve të FSHF-së në të gjithë vendin.

Ajo e ka dënuar Presidentin e FSHF Armand Dukën me gjobë për pengim të procesit gjyqësor. Në vendimin e saj, Gjykata bën me dije se ka dënuar me 700 000 lekë gjobë FSHF-në dhe drejtuesit e saj për pengimin e gjykimit lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2 marsit duke favorizuar Dukën. Kjo është humbja e tretë e Armand Dukës në përballjen me drejtësinë shqiptare vetëm në harkun kohor të pak ditëve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com