Gjykata e Vatikanit akuzon kardinalin për krim financiar

22:57 03/07/2021

Zyrtarë të Vatikanit të përfshirë në afera korruptive dhe pastrim parash

Një kardinal dhe nëntë persona të tjerë janë ndaluar me urdhër të Gjykatës së Vatikanit, pasi akuzohen për krime financiare, pastrim parash, mashtrim, zhvatje dhe abuzim me detyrën.

I padituri është kardinali Angelo Becciu dhe ish-shefat e Njësisë së Inteligjencës Financiare të Vatikanit dhe dy ndërmjetësues italianë të përfshirë në blerjen nga Vatikani të një ndërtese në një zonë luksoze të Londrës.

Hetimet ndaj kardinalit kanë filluar prej dy vitesh, teksa Becciu ka mohuar akuzat për shpërdorim detyre.

Agjentët italianë Gianluigi Torzi dhe Raffaele Mincione u paditën me akuza për përvetësim, mashtrim dhe pastrim parash. Torzi, për të cilin autoritetet italiane lëshuan një urdhër arresti në Prill, u akuzua gjithashtu për zhvatje.

Të dy agjentët kanë pretenduar pafajësinë e tyre për akuzat e ngrituara nga autoritetet e drejtësisë. Për të pandehurit seanca gjyqësore do të mbahet më 27 Korrik në Vatikan.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *