Gjykata egjiptiane urdhëron lirimin e anijes që bllokoi Kanalin e Suezit

Pas një marrëveshjeje të arritur midis ndërmarrjes dhe autoriteteve të kanalit, një gjykatë egjiptiane ka urdhëruar lirimin e anijes që bllokoi Kanalin e Suezit në muajin mars.

Siç raportuan mediat egjiptiane, “vendimi lejon që duke filluar nga e mërkura anija të lëvizë në çdo destinacion që dëshiron pasi ka arritur një marrëveshje të drejtë dhe miqësore midis autoritetit dhe kompanisë pronare”.

Të dielën, ‘UK Club’, kompania e sigurimeve që siguron anijen ‘Ever Given’, njoftoi se ka arritur një marrëveshje zyrtare me Autoritetin e Kanalit të Suezit (SCA).

“Do të bëhen përgatitjet për lëshimin e anijes dhe një ngjarje që shënon marrëveshjen do të mbahet në selinë e autoritetit në Ismailia në kohën e duhur”, tha ‘UK Club’ në një njoftim.

Ai po ashtu theksoi se të dy palët ranë dakord se detajet e negociatave “mbeten konfidenciale”.

Më 25 mars, anija ‘Ever Given’ me gjatësi 400 metra, në pronësi të kompanisë japoneze ‘Shoei Kisen KK’, në kohën kur u përplas në kanal po lundronte nga Kina drejt Holandës me gati 220 mijë ton mallra.

Aksidenti bllokoi tregtinë ndërkombëtare në një nga rrugët kryesore ujore në botë, me më shumë se 320 anije, përfshirë një anije transporti e naftës, u mbërthyen në hyrjet e kanalit duke shkaktuar një krizë në zinxhirin e furnizimit botëror, veçanërisht në Evropë.

U deshën gjashtë ditë përpjekje të përbashkëta për ta tërhequr atë ta liruar Kanalin e Suezit.

Autoriteti i kanalit fillimisht kërkoi 916.6 milionë dollarë kompensim, por më vonë e uli shifrën në 550 milionë dollarë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *