Gjykata Europiane shpall Rusinë përgjegjëse për vrasjen e ish-spiunit rus

17:40 21/09/2021

Gjykata evropiane për të drejtat  e njeriut: Rusia vrau Alexander Litvinenko

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka nxjerrë përgjegjëse Rusinë për vrasjen e ish-oficerit të sigurisë Aleksandar Litvinenko në Londër.

Kritiku i Kremlinit, Litvinenko, 43 vjeç, ndërroi jetë pasi kishte pirë çaj jeshil që përmbante polonium-210 një izotop i rrallë radioaktiv. Rusia ka mohuar gjithmonë çdo përfshirje në vdekjen e Litvinenkos, e cila i çoi marrëdhëniet anglo-ruse në nivelin më të ulët të pas Luftës së Ftohtë.

Ish-kolegët e Litvinenko, Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun e helmuan qëllimisht  atë pasi u takuan në një hotel më Londër ku pretendohet se  kanë futur substancën e panjohur tek çaji.

Një hetim i gjatë britanik i cili përfundoi në vitin 2016 arriti në përfundimin  se Presidenti rus Vladimir Putin  planifikoi vrasjen e ish-spiunit. Gjykatësi që mbikëqyri hetimin britanik tha se kishte disa arsye pse shteti rus donte vrasjen e Litvinenko, të cilit iu dha shtetësia britanike një muaj para se ai të ndërronte jetë më 23 Nëntor 2006.

I gjendur në shtrat, ai u tha detektivëve se Presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar  personalisht vrasjen e tij.

43-vjecari pati një karrierë të gjatë në shërbimet e sigurisë ruse dhe ishte i specializuar në trajtimin e krimit të organizuar. Ai u bë një kritik i ashpër i Presidentit Vladimir Putin dhe hetoi lidhjet e mafies ruse me atë spanjolle.

Kujtojmë, se në muajin Gusht të vitin e kaluar, edhe kritiku tjetër  i Kremlinit, Alexei Navalny  u helmua me agjentin nervor Novichok.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *