Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendos: Rusia është përgjegjëse për vrasjen e ish-oficerit të sigurisë Aleksandar Litvinenko

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka nxjerrë një vendim, ku nënvizohet se Rusia është përgjegjëse për vrasjen e ish-oficerit të sigurisë Aleksandar Litvinenko në Londër.

Litvinenko ndërroi jetë në vitin 2006 pasi kishte pirë çaj të helmuar me Polonium-210, një izotop i rrallë radioaktiv.
Ai ishte sëmurë më 1 nëntor 2006 dhe vdiq disa ditë më vonë.

E veja e Litvinenkos, Marina ka paditur shtetin rus në këtë Gjykatë, duke kërkuar 3.5 milionë euro si kompensim për vrasjen e tij.
Një hetim publik arriti në përfundimin se vrasja e burrit të saj në vitin 2006 ishte urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Kujtojmë, se në muajin gusht të vitin e kaluar, edhe kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *